Rast tragjik në Vushtrri, vdesin dy vëllezër, trupat e tyre dërgohen për obduksion

17 qershor 2020 | 17:53

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Vushtrri. Dy vëllezër rreth moshës 60-vjeçare kanë vdekur sot.

Rastin për “Express” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Mund t’ju konfirmoj se kanë vdekur dy persona. Njëri prej tyre është gjetur i vdekur në shtëpi, ndërkaq tjetri ka vdekur në spital. Trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Zaiti.

Zaiti ka bërë me dije se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

Ndërkohë “Express” ka mësuar se po dyshohet se alkooli ka qenë shkaktar i vdekjes së vëllezërve nga Vushtrria. Të dy janë shtetas kosovarë të etnisë serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, e…