Rast tragjik për familjen Kadriaj në Suharekë, ky është djali i policit që vrau veten aksidentalisht me armën e babait
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku një person dyshohet se ka qëlluar veten me armën e prindit, i cili është zyrtar policor. Viktima është një 19-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin e Prizrenit.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Erlis Kadriajn, i cili humbi jetën tragjikisht, duke e shkrepur armën e babait të tij, i cili është zyrtar policor, Sedat Kadriaj.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë se i riu e ka qëlluar gabimisht veten në kokë, duke marrë lëndime të rënda, të cilat s’ka arritur t’iu bëjë ballë.
“Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar në polici se në Suharekë, në Rr.” Brigada 123’, në banesën e tij në ndërtesën e “Euro Ing ” është gjetur një person me lëndime në kokë të shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit. Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004),ne banesën e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rëndë. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se (Prindi i viktimës ), i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare”, ka thënë Gashi.
Më poshtë, raporti i PK-së:
“Vdekje e Dyshimte”Prizren, 11 Maj 2023 Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar ne polici se ne Suhareke ne Rr.” Brigada 123’, ne banesën e tije ne ndërtesën e ‘Euro Ing’ është gjetur një person me lëndime ne koke te shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit .Dyshohet se viktima e rastit E.K. ( 2004) ,ne banesën e tije ,gjate manipulimit me arme zjarri ,e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar Lëndime trupore të natyrës së rendë. Viktima nga ana ekipit te Urgjencës është transportuar për ndihme mjekësore ne Spitalin Rajonal te Prizrenit , ku nga ana e mjekut kujdestar konfirmohet vdekja e tije. Ne vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një arme zjarri dhe një gëzhoje .Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se (Prindi i viktimës ) i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare. Lidhur me rastin njoftohet Prokurori I Shtetit dhe IPK ( Inspektorati Policor I Kosovës) te cilët kane dalur ne vendin e ngjarjes , dhe bashke me zyrtareve te Sektorit Rajonal te Hetimeve.t te DRP-se te Prizrenit. vazhdojnë hetimin e rastit te cilësuar si ‘Vdekje e Dyshimte’.