Raste të dyshuara të cenimit të fshehtësisë së votimit, Prokuroria autorizon Policinë të hetojë rastet
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet, pas siç bëhet e ditur në një njoftim të lëshuar sot, ka pasur raportime për veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”.
Në lidhje me këto raportime, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore, bëhet e ditur në njoftim.
“Prokurori i Shtetit do të ndalojnë çdo qytetarë që në çfarëdo mënyre do të tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit, duke i përcjellë në prokurori informatat që kanë lidhur me keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit”, thekson njoftimi.
Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen më 9 shkurt, derisa fushata tashmë ka filluar.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.