Rastet e fundit me Covid-19 janë nga këto komuna
10 maj 2020
| 21:58
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ja njoftuar për 14 raste të reja me Covid-19.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan dhe 1 rast Livoç i epërm), Komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren) dhe me 1 rast vendbanimet: Pejë, Studime e epërme-Vushtrri dhe Prishtinë.
IKSHPK-ja ka njoftuar se sot janë shëruar edhe dy pacientë me Covid-19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 655.
Që nga data 8 shkurt deri më 10 maj, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 884, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
(M.Q / Epoka e re)