Rastet e fundit me Covid-19 janë nga këto komuna

25 korrik 2020 | 15:53

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe pesë viktima dhe 237 raste të reja me koronavirus.

Ky rezultat vjen pas 555 testeve të kryera nga gjurmimi i kontakteve në terren.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Gjakovë 27 raste, komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe nga 1 rast komunat: Dragash, Prizren, Kaçanik, Shtime dhe Suharekë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar 139 pacientë.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 2.995, derisa komuna e Prishtinës shënon numrin më të madh të të infektuarve.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHKP-së, sot në Komunën…