Rastet e fundit me Covid janë nga këto komuna
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 61 raste pozitive me Covid-19.
Ndërkaq brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me Covid.
Sërish Komuna e Prishtinës prin me numrin më të madh të rasteve të infektuar me Covid-19.
Rastet pozitive për 24 orët e fundit janë nga: komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë.
(F.D / Epoka e re)