Rastet e fundit me Covid janë nga këto komuna

11 dhjetor 2020 | 15:38

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar sot se për 24 orët e fundit janë edhe 590 raste pozitive me Covid-19.

Sipas IKShPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes si pasojë e këtij virusi, raporton “Epoka e re”.

Komuna e Prishtinës vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve të infektimit me Covid.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 244 raste, Mitrovicë 46 raste, Podujevë 35 raste, Fushë-Kosovë 32 raste, Gjilan 25 raste, Lipjan 25 raste, Viti 24 raste, Vushtrri 22 raste, Drenas 21 raste, Gjakovë 21 raste, Obiliq 20 raste, Ferizaj 13 raste, Prizren 13 raste, Kamenicë 10 raste, Skenderaj 6 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Pejë 4 raste, Dragash 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Novobërdë, Zubin-Potok.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperimentimet e vaksinës australiane S-Spike, e ideuar nga universiteti i…