![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/Covid-3.jpg)
Rastet e fundit të konfirmuara me Covid-19 janë nga këto komuna
09 maj 2020
| 22:43
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ja njoftuar sonte edhe për tetë raste të reja me Covid-19.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prishtinës tri raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë), Komuna e Mitrovicës dy raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe me nga një rast vendbanimet: Llazarevë- Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan.
Po ashtu, IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar edhe 31 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 653 raste.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 880 raste me Covid-19, me 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
(M.Q / Epoka e re)