Rastet e reja me Covid-19 në Kosovë janë nga këto komuna
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për 24 raste të reja me Covid-19 dhe për 14 raste të shëruara.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Gjilanit 14 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Përlepnicë, 5 raste Gjilan, 1 rast Velekincë, 1 rast Cërnicë dhe 1 rast Livoç i epërm), Komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), Komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri dhe 1 rast Pestovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Topanicë-Kamenicë, Mitrovicë dhe Talinoc i Jerlive – Ferizaj.
Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 919 raste me koronavirus.
Prej tyre, 671 pacientë janë shëruar dhe 29 kanë vdekur.
(Q.R / Epoka e re)