Rastet e reja me Covid-19 në Kosovë janë nga këto komuna
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë me dije se sot janë testuar gjithsej 270 mostra, ku janë konfirmuar 23 raste të reja me Covid-19, ndërkaq janë shëruar edhe 22 të tjerë.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Ferizajt 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), Komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), Komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq.
Nga data 8 shkurt deri më sot janë testuar gjithsej 11.585 mostra të dyshimta me Covid-19 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 978 raste, 713 prej tyre janë shëruar, ndërkaq nga ky virus kanë vdekur 29 persona.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 16 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.685.883 raste të Covid-19 dhe 310.801 raste të vdekjes.
(M.Q / Epoka e re)