Rastet e reja me Covid-19 në Kosovë janë nga këto komuna
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sot për 28 raste të reja me Covid-19.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 9 raste (sipas vendbanimit: 9 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 7 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc i epërm, 2 raste Vushtrri, 1 rast Akrashticë dhe 1 rast Maxhunaj), komuna e Fushë Kosovës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë dhe 1 rast Miradi e epërme), komuna e Rahovecit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rahovec), komuna e Podujevës 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Konushevc dhe 1 rast Gërdovc) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Lipjan, Gjilan, Pejë, Mamushë dhe Rogovë-Gjakovë.
Nga data 8 shkurt deri më 11 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.707 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.326 raste, të shëruar 921 dhe me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
(M.Q / Epoka e re)