
Rastet e reja me Covid janë nga këto komuna
19 maj 2021
| 15:16
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 62 rastet e reja me Covid në vendin tonë janë nga Prishtina, Obiliqi, Gjilani, Mitrovica, etj.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 10 raste, Obiliq 8 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Gjakovë 4 raste, Klinë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë Kosovë, Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Pejë, Rahovec, Viti dhe Vushtrri”, ka njoftuar IKShPK-ja, shkruan “Epoka e re”.