Rastet e reja me Covid janë nga këto komuna
20 dhjetor 2020
| 15:10
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 223 rastet e reja me Covid-19 janë nga 23 komuna.
Sipas IKShPK-së, Prishtina ka numrin më të madh të rasteve të reja, e pasuar nga Podujeva dhe Mitrovica, raporton “Epoka e re”.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 72 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 23 raste, Fushë Kosovë 20 raste, Gjilan 13 raste, Obiliq 12 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 7 raste, Drenas 6 raste, Prizren 6 raste, Kamenicë 5 raste, Pejë 5 raste, Gjakovë 3 raste, Malishevë 3 raste, Rahovec 3 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Ferizaj, Istog, Klinë, Viti dhe Zubin-Potok”, ka njoftuar IKShPK-ja.