Rastet e reja me Covid janë nga këto komuna të Kosovës
09 mars 2021
| 15:07
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 444 rastet e reja me Covid janë nga Prishtina, Prizreni, Gjilani, Fushë Kosova, etj.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 235 raste, Prizren 33 raste, Gjilan 26 raste, Fushë Kosovë 23 raste, Lipjan 16 raste, Kamenicë 15 raste, Podujevë 14 raste, Deçan 12 raste, Ferizaj 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 8 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Gjakovë 6 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Shtime”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.