Rastet me variantin Delta në Portugali po arrijnë kulmin

20 qershor 2021 | 20:51

Autoritetet portugeze kanë konfirmuar se varianti i ri delta i koronavirusit po shënon rritje në rajonin e Lisbonës.

Instituti Kombëtar i Shëndetit në Portugali deklaroi se ky variant i Covid-19 është shumë infektiv teksa u gjet për herë të parë në Indi tani është shfaqur në 60 përqind të rasteve të reja në Lisbonë, shkruan AP, transmeton “Klankosova.tv”.

Rritja e fundit e infeksioneve bëri që autoritetet javën e kaluar të ndalojnë të gjitha udhëtimet brenda dhe jashtë Lisbonës gjatë fundjavave. Kjo masë hyri në fuqi të premten.

Zona metropolitane e Lisbonës ka rreth 2.8 milionë banorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrugën “Nëna Tereza” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një…