Rastet vazhdojnë të rriten, kriza e Covid-19 është ende larg

23 qershor 2020 | 15:31

Më shumë se 9.1 milion raste me Covid-19 janë konfirmuar në të gjithë botën , sipas Universitetit Johns Hopkins.

Ndërsa disa vende nuk e kanë kontrolluar ende valën e parë të pandemisë së koronavirusit, vende të tjera kanë njoftuar për shpërthime të reja.

Koreja e Jugut dhe Gjermania të cilët fillimisht dukej se kishin virusin nën kontroll po garojnë për të ndaluar shpërthimin e rasteve të reja të cilat po kërcënojnë përparimin e tyre  në kontrollin e pandemisë.

Shteti gjerman i North Rhine-Westphalia ka izoluar zonën përreth një fabrike të mishit ku u infektuan 1.553 punëtorë.

Në Korenë e Jugut, po ndodh një valë e dytë e koronavirusit sipas Qendrave të Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC). Zyrtarët besojnë se vala e tanishme filloi gjatë periudhës së festave të majit.

Me numrin e rasteve që pritet të rriten në muajt e vjeshtës dhe dimrit, drejtori i KCDC, Jung Eun-kyeong shtoi se autoritetet shëndetësore janë duke përgatitur shtretër shtesë për t’ia dalë  me një shpërthim në një  shkallë të gjerë.

Ndërkohë në SHBA pavarësisht se rastet janë në rritje në disa shtete, vendi po vazhdon planin e rihapjes. Numri  i rasteve të reja të koronavirusit po vazhdon rritet në Jug dhe Perëndim, ku zyrtarët kanë deklaruar se shumë të rinj po injorojnë masat e distancimit social.

India, me numrin e katërt më të madh të rasteve të koronavirusit në botë, ka shënuar më shumë se 100,000 raste të reja në tetë ditët e fundit ndërsa vendi po lufton për të mbajtur nën kontroll virusin.

Në Amerikën Latine, e cila ka parë rritjen më të madhe të rasteve ditët e fundit, situata gjithashtu vazhdon të përkeqësohet.

Të hënën, Meksika regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve në një ditë për të dytën ditë radhazi, me 759 vdekje të regjistruara rishtazi dhe pothuajse 5000 raste të reja me koronavirus, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në vend  mbi 185,000 dhe numrin e  viktimave në më shumë se 22,500.

Brazili , i cili ka numrin e dytë më të lartë të rasteve në të gjithë botën, ka raportuar mesatarisht 1000 vdekje në ditë gjatë javës së kaluar. Ministria e Shëndetësisë së Brazilit raportoi  654 viktima të hënën, duke çuar numrin e vdekjeve zyrtare nga Covid në 51.2271.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka njoftuar se…