Rasti i 18-vjeçares, KMDLNj përgëzon policinë për profesionalizëm

24 gusht 2021 | 14:06

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar në lidhje me vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj.

KMDLNj përmes një reagimi për media ka përgëzuar policinë për profesionalizëm në arrestimin e të dyshuarve të kësaj vrasje.

“KMDLNj e dënon krimin jashtëzakonisht të rëndë në Ferizaj me ç’rast humbi jetën M.O. nga Ferizaj dhe në të njëjtin rast përgëzon Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Gjykatën për një punë shumë profesionale dhe efikase e që për rezultat pati arrestimin e të dyshuarve për këtë krim të tmerrshëm për një kohë shumë të shkurtër”.

“Vlen të theksohet se ndihma e qytetarëve ndihmoi shumë në arrestimin e të dyshuarit kryesor dhe tani mbetet në përgjegjësi të hetuesve policorë si dhe prokurorisë të sqarojnë rrethanat dhe motivin e këtij krimi të tmerrshëm që nxiti indinjatë të thellë te qytetarët e Ferizajt dhe të Kosovës pas së cilës autoriteti i vetëm, Gjykata kompetente do të marrë vendim, pas administrimit të provave”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

KMDLNj ka kërkuar që të mos ndërhyhet në punën e organeve të hetuesisë, përkatësisht të Policisë dhe Prokurorisë, sepse këtij institucioni, konsiderohet si presion ndaj tyre dhe se gjykimet e tilla përkatësisht vendimet e gjykatës, në disa shtete janë hedhur poshtë nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg me arsyetim se gjykimi i opinionit është konsideruar si presion në vendimmarrje të gjykatës e që ka ndikuar në vendimin final të Gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Tokio të Japonisë nisin sot Lojërat Paralimpike. Atletët pjesëmarrës…