Rasti i “Bon Vivant”: Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën prej një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve në rastin “Bon Vivant”.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore e Prishtinës të Prishtinës Mirlinda Gashi.
Të premten si pasojë e një incidenti mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagosen 17 të tjerë.
Të dyshuar lidhur me rastin përveç Andi Pajazitit, i njohur me nofkën “italiani” janë edhe Hysni Geci dhe Gzim Zakuti.
Ndërsa në arrati gjendet Dukagjin Nikollaj.
Por, si rrodhi ngjarja që çoi në plagosjen e disa personave në “Bon Vivant”?
Prishtina u trondit të premtën mbrëmë nga një përleshje me armë që ndodhi në lokalin “Bon Vivant”, ku për pasojë mbeti i vdekur një 39-vjeçar dhe 17 persona të tjerë u plagosën, shkruan Reporteri.net.
I dyshuari kryesor për përfshirjen në sulmin me armë zjarri në këtë lokal është Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”, i cili ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes dhe policia e ka konfirmuar se një person është në arrati.
Po kush është “Duka”?
Përveç dyshimit se është përfshirë në përleshjen e mbrëmshme në Prishtinë, “Duka” ka të kaluar kriminale edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi rezulton njëprej shqiptarëve më të kërkuar nga FBI.
Dukagjin Nikollaj, sipas Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen e tyre në zonën e New Yorkut.
“Duka” thuhet të jetë pjesëtarë i organizatës kriminale “Krasniqi Organization”, të dyshuar për trafikim droge dhe vrasje.
Urdhër arresti për “Dukën” është lëshuar në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai ka kontrolluar rrethin e drogës nga viti 2003 deri në vitin 2007.
Sipas FBI ai dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen në zonën e Nju Jorkut.