Rasti i deputetit Arifi, Selmanaj kërkon nga Osmani t’i respektojë ligjet

12 maj 2020 | 13:09

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Driton Selmanaj, pas mbledhjes së këtij komisioni, ka thënë se ata nuk trajtojnë çështje që kanë përfunduar në gjykatë.

Këtë deklaratë, Selmanaj e ka dhënë duke iu referuar kërkesës se kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani në lidhje me deputetin Etem Arifi, i cili është dënuar nga gjykata.

“Ne si komision nuk i  trajtojmë çështjet e përfunduara gjyqësore”.

“Si komision vendosëm t’i japim një përgjigje kryetares ku i thamë që ‘respekto ligjet dhe vepro në bazë të mandatin që keni’. I bëjmë thirrje asaj që në adresimet që i bëhen këtij komisioni të mos bëj kërkesa të pabazuara”, ka thënë Selmanaj.

Më tutje, Selmanaj ka bërë me dije se në mbledhjen e këtij komisioni kanë diskutuar edhe rreth shqetësimit të deputetit Behgjet Pacolli për pengimin për ardhjen e tij në Kosovë.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të lejojnë dhe mundësojnë ushtrimin e mandatit të zotit Pacolli, përfshirë është institucioneve shëndetësore”, ka thënë Selmanaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri italian i Interit, Antonio Conte, e ka vlerësuar lartë…