Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, 40 vjet burgim për 4 të akuzuarit

24 shkurt 2023 | 16:12

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka shpallur të premten aktgjykimin në rastin 11-vjeçares., duke i dënuar me 40 vjet burgim katër të akuzuarit në këtë rast.

Gjykata nuk ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e veprës penale të trafikimit me njerëz.

I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

I mituri Xh.S është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe për veprën penale –  “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi” dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.

I mituri G.R është shpallur fajtor për veprat penale “Dhunimi”, “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi” dhe veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale “Dhunimi” dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë (9) viteve.

I mituri G.J është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe veprën penale –  “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi” dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.

I akuzuari Sh.K është liruar për veprën penale shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

Vetura e përdorur dhe telefonat e përdorur janë konfiskuar, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se…