Rasti i Faik Fazliut, Zafa: Kosova po shkon drejt regjimit diktatorial
Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka reaguar pas publikimit të disa pamjeve gjatë arrestimit të ish-kryetarit të OVLUÇK-së, Faik Fazliut nga Policia e Kosovës.
Berisha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se sjellja e “milicisë” së regjimit të Albinit ndaj një invalidi të UÇK-së sipas videove që po qarkullojnë në media elektronike, tregon se Kosova po shkon drejt regjimit diktatorial të mendësisë staliniste.
Postimi i plotë i tij:
Kur ligji bie në duart e fundërrinave të shoqërisë!
Sjellja e “milicisë” së regjimit të Albinit ndaj një invalidi të UÇK-së sipas videove që po qarkullojnë në media elektronike, tregon se Kosova po shkon drejt regjimit diktatorial të mendësisë staliniste.
Edhe më shqetësuese bëhet rasti kur “kryemilici” Sveçla mundohet ta arsyetojë banditizmin e “milicisë” në Prizren kur dihet se ai vetë me dhjetëra herë si një rrugaç ordiner ka sulmuar dhe lënduar policinë e Kosovës, disa nga të cilët kanë mbetur invalidë për tërë jetën.
Zafa