Rasti i Faton Hajrizit, Haradinaj: Shteti ligjor i Kosovës ra prej provimi

22 korrik 2024 | 22:24

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-kryeministër i Kosovës, ka deklaruar se raportimet për vrasjen e Faton Hajrizit nga policia serbe në afërsi të fshatit Lloznicë në Serbi më 19 korrik ka shpalosur “dy humbje tjera të mëdha për Kosovën”.

Në këtë kontekst, Haradinaj vuri në dukje dështimin shteti ligjor i Kosovës dhe Sistemit Korrektues.

Haradinaj paralajmëroi se Serbia do ta shfrytëzojë këtë situatë për të njollosur Kosovëb.

Sipas tij, Serbia do të përdorë vdekjen e Hajrizit për të bërë paralele me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë, ku rreshteri Afrim Bunjaku u vra në një sulm terrorist, duke tentuar kështu të barazojë dy incidentet.

“Kosova ka dy humbje tjera, pos jetës së një qytetari tone Fatoni ka ra prej provimi shteti ligjor i Kosovës dhe Sistemi Korrektues. Humbja tjetër e radhës është se Serbia do të shfrytëzojë këtë situatë për të akuzuar Kosovën dhe për ta bërë një kundërvlerë të asaj që ka ndodhur me sulmin terrorist në Bansjkë me 24 shtator”, deklaroi Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mjek ka paralajmëruar gratë që kanë një partner me…