Rasti i ‘gulenistëve’ do të shkojë në Prokurorinë e Shtetit

05 shkurt 2019 | 11:50

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të shtetasve turq, Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe  nënkryetari i këtij komisioni, Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë mbajtur një konferencë për medie në lidhje me dëbimin nga Kosova të gjashtë “gulenistëve”.

Sveçla ka bërë me dije se rasti i “gulenistëve” do t’i dorëzohet Prokurorisë së Shtetit, në mënyrë që ky institucion të merret me trajtimin e shkeljeve të evidentuara nga ky komision për rastin e “gulenistëve”.

“Më 29 mars 2018, AKI-ja dhe Policia bënë shkelje të ligjeve e Kushtetutës së Kosovës. Komisioni parlamentar ka gjetur shkelje në çdo fazë të dëbimit që nga revokimi i lejeqëndrimeve e deri të dëbimi. Kemi gjetur 31 shkelje. Fakti që 6 turqit nuk ishin terroristë, shtrohet pyetja se përse janë dëbuar dhe pse me kaq urgjencë? Dëbimi pa kurrfarë urdhri të ligjshëm nuk ka qenë aksidental, por me dije të shtetit”, shtoi ai.”, ka thënë Sveçla.

Ndërsa Driton Selmanaj, ka thënë që presidenti Hashim Thaçi, e ka injoruar tërësisht punën e këtij komisioni.

Ai ka thënë se kanë pasur vështirësi në kryerjen e këtij procesi. “Edhe zyrtarët e shtetit, të cilët i kemi ftuar për raportim. Nuk janë dorëzuar materialet e nevojshme. Për fatin e keq nuk gjetëm as të administrata e Kuvendit përkrahje, pasi kërkuam edhe një muaj shtesë. Për fatin e keq, sekretari i Kuvendit dhe pjesa tjetër e administratës janë vëne në shërbim të Kadri Veselit e njerëzve të tij”, ka thënë Selmanaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kompani amerikane ka krijuar një totalet fantastik për personat…