Rasti i Klan Kosovës, Ministria e Tregtisë shtyn afatin për shqyrtimin e ankesës deri më 28 korrik

13 korrik 2023 | 12:43

Komisioni për shqyrtimin e ankesave për Regjistrimin e Bizneseve i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka vendosur që ta shtyjë afatin për marrjen e vendimit rreth ankesës së Klan Kosovës lidhur me pezullimin e certifikatës së saj të biznesit.

Ky mekanizëm ka vendosur që ta zgjasë afatin për shqyrtimin e ankesës deri më datën 28 korrik.

Në arsyetimin e vendimit, komisioni në fjalë thirret në kompleksitetin e çështjes.

Televizioni Klan Kosova pati dorëzuar ankesë më 29 qershor pranë këtij komisioni për pezullimin e certifikatës së biznesit më datën 14 qershor.

Vendimin për shtyrjen e afatit të ankesës së Klan Kosovës e morën anëtarët e Komisionit për ankesa pranë MINT-it: Igballe Rexha-Jashari – kryesuese, Avdi Krasniqi – anëtar si dhe anëtarja tjetër, Sebahate Bushrani.

Më poshtë e gjeni të plotë njoftimin e këtij komisioni:

https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/07/Ankesa-2-2.jpg

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përleshje mes…