Rasti i ‘Kumanovës’ arrin në Gjykatën e Apelit
18 shtator 2018
| 14:40
Shtatë muaj pas dorëzimit të ankesës për vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit për rastin “Kumanova”, lënda ka arritur në Gjykatën e Apelit, e cila duhet të mbajë seancë publike për shqyrtimin e ankesave të të dënuarve.
“Lënda është dërguar në Gjykatën e Apelit. Ata duhet që të vendosin për procedurën e mëtutjeshme”, kanë bërë me dije nga Gjykata Penale për “Portalb.mk”.
Avokatët e të dënuarve, Mefail Arsllani dhe Naser Raufi, kanë konfirmuar për “Portalb.mk”, se deri tek ata ende nuk ka arritur asnjë informata nga Gjykata e Apelit.
Pala mbrojtëse ka dorëzuar ankesë pasi që nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Penale dhe sipas tyre, të njëjtën e bazojnë në dëshmi materiale dhe verbale.