Rasti i liderëve të UÇK-së, në muajin maj mbahen dhjetë seanca gjyqësore

25 prill 2023 | 12:01

Procesi gjyqësor ndaj katër drejtueseve të UÇK-së në Hagë ka filluar më 3 prill të këtij viti.

Gjatë këtij muaji janë paraqitur fjalët hyrëse të prokurorisë dhe mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Po ashtu në këtë muaj janë dëgjuar edhe dy dëshmitarë të prokurorisë të cilët kanë dëshmuar në seanca të mbyllura për publikun, raporton “Epoka e re”.

Sipas kalendarit të Gjykatës Speciale gjatë muajit maj janë paraparë të mbahen dhjetë seanca gjyqësore.

Seancat gjyqësore ku do të dëgjohen dëshmitarët e prokurorisë pritet të mbahen më 10, 11, 12, 15, 16, 17, 18, 22, 23 dhe 24 maj.

No description available.

Kujtojmë se në fjalët hyrëse, mbrojtja e katër liderëve të UÇK-së kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj klientëve të tyre me të cilat është duke i ngarkuar prokuroria.

Edhe liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë hedhur poshtë të gjitha pretendimet e prokurorisë, kurse në emër të Kadri Veselit ka folur vetëm avokati i tij, Ben Emmerson.

Katërshja e UÇK-së gjenden në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit të vitit 2020. /Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat për…