Rasti i Martin Berishajt, deklarohet kryeministri slloven

19 janar 2023 | 12:20

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob është deklaruar në lidhje me çështjen e njohur tashmë për publikon si ajo e Martin Berishajt, e që ka të bëjë me afër të lartë të keqpërdorimeve.

Golob e ka quajtur trillim të pastër përfshirjen e tij në ndonjë aferë me ambasadorin Berishaj.

Ai ka thënë se këtë lajm e ka nisur partia SDS para zgjedhjeve në Slloveni, por që sipas tij më vonë është zbuluar se Berishaj është miku personal i Janez Janshas, kryetarit të SDS-së.

“A e dini se kush e nisi këtë. Këtë e ka nisur partia SDS para zgjedhjeve tona. Në atë kohë ata thanë se më financuan mua dhe fushatën time. Por më pas zbuluam se ky Berishaj, meqë ra fjala është ambasador në Zagreb, është mik personal i Janez Janshas. Dhe në atë moment, gjëja nga Sllovenia u zhduk. Tani u ringjall, me sa duket në Kosovë, ndoshta nga miqtë, armiqtë, nuk e kam idenë”, ka thënë Golob për një televizion slloven.

Më tutje, ai është pyetur nëse e mohon këtë, derisa tha se “e gjithë kjo është trillim i pastër”.

Ndryshe, në prill të vitit të kaluar, Berishaj akuzohej nga mediat sllovene se është përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni. Sipas atyre raportimeve, kompania e ambasadorit Berishaj, “MB Consulting”, i ka marrë 600 mijë euro të cilat gradualisht i ka nxjerrë në para të gatshme e që dyshohet se ia ka kthyer Golobit. Berishaj pati mohuar akuzat duke u kundërpërgjigjur me padi ndaj raportuesve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se…