Rasti i parë! I dënuari me vdekje në SHBA do të ekzekutohet me gaz azoti
25 janar 2024
| 19:43
Një i dënuar me vdekje në Alabama pritet të bëhet personi i parë në SHBA që do të ekzekutohet me metodën e gazit të azotit, pasi humbi apelin e fundit në gjykatë.
Gjykata e Lartë e SHBA dhe një gjykatë më e ulët e apelit refuzuan të bllokojnë atë që avokatët e Kenneth Eugene Smith e quajtën një dënim “mizor dhe të pazakontë”.
Sipas tyre përdorimi i azotit mund të shkaktojë vuajtje të panevojshme dhe një rrjedhje e mundshme mund të dëmtojë njerëzit e pranishëm në dhomë.
Smith, 58 vjeç, u dënua në vitin 1989 për vrasjen e Elizabeth Sennett.