Rasti i rëndë në Shkodër, flasin familjarët e burrit: Alma merrte ilaçe për gjendje të rënduar emocionale

06 maj 2024 | 14:45

Familjarët e Ergys Arrazit kanë folur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se është mbytur në lumin Buna me tre fëmijët e saj.

Sipas tyre, Ergysi nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë fëmijët.

Ata janë shprehur se Ergysi dhe Alma, kohët e fundit kanë pasur debate dhe se kjo e fundit merrte ilaçe për gjendjen e rënduar emocionale, raporton “abcnews.al”.

“Jemi të lënduar dhe shokuar , nuk ja falim nuses vendimin fatal që ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Ergysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë, punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe ne ambulatorin e lagjes për gjendje të rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, kanë thënë hanë ata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari i 61-të ka përfunduar të hënën dëshminë e tij…