
Rasti i rrahjes së të moshuarës, shtyhet seanca ndaj tri infermiereve
03 nëntor 2022
| 16:43
Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj tri infermiereve të shtëpisë së pleqve “Orenda” për rastin e dhunës ndaj të moshuarës.
Shtyrja është bërë me kërkesë të avokatëve të të dyshuarave, ndërsa nuk bëhet e ditur arsyeja.
Kujtojmë se dje, në disa pamje të publikuara në rrejte sociale, shihej një infermiere duke e goditur me shuplakë e shqelma një të moshuar në “Orenda”.