Rasti i rrallë me 23 vjeçaren: 55 ditë me Covid-19 por akoma del positive

23 prill 2020 | 08:51

Ka ndodhur në Itali. Një paciente 23 vjeçare prej 55 ditësh vijon të jetë e infektuar me koronavirus. Në testin e fundit me 16 prill ajo doli sërish pozitive. Kjo sipas mediave italiane tregon se pacientja e parë e shtruar në repartin e Sëmundjeve Infektive në ‘Sant’Orsola’, Bologna nuk është shëruar ende nga COVID-19.
Mjeku specialist i këtij spitali, Luciano Attard ka thënë se deri më sot asnjë pacient në Itali nuk ka qëndruar kaq gjatë me virusin Covid-19.

Ai thotë se rasti i saj po studiohet:

“Jemi duke e studiuar me kujdes rastin e 23-vjeçares, deri më sot asnjë pacient në Itali nuk ka qëndruar kaq gjatë me koronavirus. Asnjë rast i infektuar me koronavirus nuk kalon javën e katërt’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli,…