Rasti i rrallë/ Njihuni me vëllezërit që njërin sy e kanë të kaltër e tjetrin ngjyrë kafe (Fotot)
29 shtator 2019
| 14:15
Mohamed dhe Karem Selman janë vëllezërit turq, që kanë sy me ngjyra të ndryshme. Fëmijët 11 dhe katërvjeçar, e kanë syrin e djathtë të kaltër, derisa të majtin ngjyrëkafe, për shkak të një çregullimi të njohur si heterochromia.
Të vegjlit nga Bursa e Turqisë, kanë heterochromia të plotë, që iu ka bërë sytë me ngjyra të ndryshme, për dallim nga rastet kur është e pjesshme dhe ndikon në vetëm në një pjesë të syrit.
Kjo gjendje nuk është e trashëgueshme dhe ndodhë shumë rrallë, derisa nuk shkakton problem në të shikuar, por me syrin që merr ngjyrë të kaltër mund të ketë probleme në shikim me kalimin e moshës.