Rasti i Sekiraqëve dhe Capave: Policia e arreston një person, dyshohet se ka manipuluar me prova
12 shtator 2024
| 10:45
Një javë më parë ka ndodhur një përleshje mes familjes Sekiraqa dhe Capave, e cila përfundoi edhe me të plagosur.
Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka “manipuluar me prova”.
Siç thuhet në raportin e Policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Raport shtesë:
VRASJE E RËNDË NË BASHKËKRYERJE&ARMËMBAJTJE PA LEJE&SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 01.09.2024, 22:04. Lidhur me rastin e lartcekur të datës së lartcekur, me datën 11.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale manipulim me prova. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.