Rasti i “VisaMetric”, deklarohet Ambasada gjermane në Prishtinë
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë është deklaruar lidhur me rastin e “VisaMetric”, kompani kjo e cila merrte 30 euro nga qytetarët për shërbimin postar për pasaporta gjatë aplikimit për vizë në këtë ambasadë.
Ambasada gjermane në Prishtinë ka bërë me dije se është në dijeni për arrestimin e drejtorit të qendrës për pranimin e aplikacioneve për viza të “VisaMetric” dhe ka theksuar se me vëmendje po ndjek procesin gjyqësor ndaj tij.
“Pasditen e datës 16 maj 2023, ambasada për herë të parë mësoi për vendimin e Gjykatës Komerciale kundër VisaMetric, në të njëjtën ditë, kur VisaMetric përmes avokatit të saj edhe pranoi vendimin e shkallës së dytë. VisaMetric, menjëherë pasi mësoi për aktgjykimin, në konsultim me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Berlin dhe Ambasadën Gjermane në Prishtinë, filloi zbatimin e tij. Pas kësaj, dhe që nga dita e nesërme, të gjithë aplikantëve u është dhënë mundësia që në momentin e parashtrimit të kërkesës të zgjedhin mes tërheqjes personale dhe kthimit të pasaportës përmes shërbimit postar me kosto shtesë, si në procedurën e deritashme. Personat të cilët nga data 17 maj vendosin për tërheqje personale të pasaportës, ndërsa gjatë caktimit të terminit kanë paguar shërbimin postar për kthimin e pasaportës, do të rimbursohen. Që nga data 17 maj 2023, opsioni për kthimin e pasaportës me postë nuk është më i detyrueshëm, kur caktoni terminin në mënyrë elektronike. Njoftimin për këtë, VisaMetric e publikoi në mbrëmjen e datës 16 maj në faqen e saj të internetit”, thuhet në reagim.
Më tej theksohet se: “Në kontratën e lidhur në mes VisaMetric dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, VisaMetric obligohet të respektojë përcaktimet e Ligjit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave. Prandaj, VisaMetric duhet të operojë infrastrukturën e saj të teknologjisë së informacionit në përputhje me kërkesat e Zyrës Federale për Sigurinë e Informacionit për Administratën Publike, dhe mund të ruajë të dhënat personale të aplikantëve vetëm në serverë brenda Zonës Ekonomike Evropiane. Të dhënat e regjistruara alfanumerike dhe biometrike të aplikantëve i dërgohen ambasadës në formë të koduar. Këto të dhëna nuk ruhen në pajisjet e shërbyesit të jashtëm VisaMetric. VisaMetric edhe më tej është i obliguar që menjëherë pas dërgimit të fshijë të gjitha të dhënat e aplikantëve dhe të sigurojë që për caktimin e terminit të ruhen vetëm emri, të dhënat e kontaktit si dhe numri i pasaportës deri në momentin kur pasaporta i kthehet aplikuesit, dhe që këto të dhëna më pas të fshihen menjëherë”, theksohet në reagimin e Ambasadës gjermane në Prishtinë.
Reagimi i plotë i ambasadës gjermane:
Ambasada është në dijeni për arrestimin e drejtorit të qendrës për pranimin e aplikacioneve për viza të VisaMetric dhe, me vëmendje po ndjek procesin gjyqësor ndaj tij.
Pasditën e datës 16 maj 2023, ambasada për herë të parë mësoi për vendimin e Gjykatës Komerciale kundër VisaMetric, në të njëjtën ditë, kur VisaMetric përmes avokatit të saj edhe pranoi vendimin e shkallës së dytë. VisaMetric, menjëherë pasi mësoi për aktgjykimin, në konsultim me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Berlin dhe Ambasadën Gjermane në Prishtinë, filloi zbatimin e tij. Pas kësaj, dhe që nga dita e nesërme, të gjithë aplikantëve u është dhënë mundësia që në momentin e parashtrimit të kërkesës të zgjedhin mes tërheqjes personale dhe kthimit të pasaportës përmes shërbimit postar me kosto shtesë, si në procedurën e deritashme. Personat të cilët nga data 17 maj vendosin për tërheqje personale të pasaportës, ndërsa gjatë caktimit të terminit kanë paguar shërbimin postar për kthimin e pasaportës, do të rimbursohen. Që nga data 17 maj 2023, opsioni për kthimin e pasaportës me postë nuk është më i detyrueshëm, kur caktoni terminin në mënyrë elektronike. Njoftimin për këtë, VisaMetric e publikoi në mbrëmjen e datës 16 maj në faqën e saj të internetit.
Në kontratën e lidhur në mes VisaMetric dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, VisaMetric obligohet të respektojë përcaktimet e Ligjit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave. Prandaj, VisaMetric duhet të operojë infrastrukturën e saj të teknologjisë së informacionit në përputhje me kërkesat e Zyrës Federale për Sigurinë e Informacionit për Administratën Publike, dhe mund të ruajë të dhënat personale të aplikantëve vetëm në serverë brenda Zonës Ekonomike Evropiane. Të dhënat e regjistruara alfanumerike dhe biometrike të aplikantëve i dërgohen ambasadës në formë të koduar. Këto të dhëna nuk ruhen në pajisjet e shërbyesit të jashtëm VisaMetric. VisaMetric edhe më tej është i obliguar që menjëherë pas dërgimit të fshijë të gjitha të dhënat e aplikantëve dhe të sigurojë që për caktimin e terminit të ruhen vetëm emri, të dhënat e kontaktit si dhe numri i pasaportës deri në momentin kur pasaporta i kthehet aplikuesit, dhe që këto të dhëna më pas të fshihen menjëherë. Informacione përkatëse mund të gjeni në faqën e internetit të ambasadës:
(gjermanisht: https://pristina.diplo.de/xk-de/service/faq/1692116?openAccordionId=item-2550264-21-panel,
shqip: https://pristina.diplo.de/xk-sq/service/faq-sq/1692382?openAccordionId=item-2554304-19-panel)
si dhe në faqen e internetit të VisaMetric (https://www.visametric.com/kosovo/Germany/en/p/security-and-privacy-policy).
Ambasada në Prishtinë dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Berlin kontrollojnë rregullisht VisaMetric për aplikimin e të gjitha rregullave përkatëse. Kjo përfshinë edhe zbatimin e vendimit nga data 16.05.2023 për kthimin e pasaportave me postë si alternativë opcionale. Këto kontrolla përfshijnë vizita të lajmëruara dhe të paparalajmëruara nga stafi i ambasadës në hapësirat e VisaMetric. Gjatë kontrollave, deri më tani, nuk ka pasur asnjëherë arsye për reklamime domethënëse.
VisaMetric është një ndërmarrje e përbashkët e zotëruar 60% nga kompania turke iData dhe 40% nga kompania VMS INVESTMENTS LLC. me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Që kur VisaMetric filloi operimin në Kosovë, në shtator të vitit 2022, kompania nuk ka pasur asnjë lidhje me Rusinë.