Rasti i vrasjes së gruas në Llaushë, Lumezi kërkon të hetohen prokurorja dhe mbrojtësi i viktimave

07 janar 2022 | 13:25

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani, që t’i shqyrtojë të gjitha veprimet e prokurores së rastit të gruas nga Llausha e Skenderajt e cila është vrarë nga bashkëshorti i saj.

Përmes një komunikate për media nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është thënë se do të ndërmerren masat e nevojshme ndaj prokurores, varësisht prej të gjeturave.

“Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, si autoritet kompetent, që të shqyrtojë të gjitha veprimet e prokurores lidhur me rastin e viktimës L.Q nga Llausha e Skenderajt dhe nga të gjeturat eventuale t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, është thënë në komunikatë.

Po ashtu, Lumezi ka kërkuar edhe nga Menaxheri i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave që të shqyrtojë veprimet e mbrojtësit të viktimave, lidhur me rastin në fjalë.

“Po ashtu, kryeprokurori Lumezi ka kërkuar nga Menaxheri i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave që të shqyrtojë të gjitha veprimet e mbrojtësit të viktimave lidhur me këtë rast dhe nga të gjeturat eventuale të ndërmerren edhe veprimet e nevojshme”, është thënë në komunikatë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka reaguar për vdekjen…