Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt, Smakiqi: Ka ardhur koha të ngritët niveli i debatit juridik në publik

05 dhjetor 2023 | 19:14

Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se asnjë avokat që nuk e ka përfaqësuar lëndën e tre dyshuarave në rastin e intervistimit në polici e as në seancë dëgjimore te gjyqtari i procedurës paraprake në rastin makabër të vrasjes së Liridona Ademajt nuk ka pasur, as nuk ka as sot informata, as prova materiale apo që kanë parë video-incizime të rastit konkret se si është organizuar krimi.

“Madje as në seancë dëgjimore nuk administrohen hollësisht provat materiale as video-incizimet sipas praktikes që e kemi çdo ditë. Në rastet ordinere, pra ato prova, ato informata nuk i kanë as sot avokatët qe kanë përfaqësuar të dyshuarit. Prandaj kolegët e mi avokatë që kanë hapësirë mediale në shumë dritare le të japin mendime supozime dhe përshkrime sipas përvojës që kanë”.

“Nuk mund të thirresh se unë kam informata të sigurta nga policia në rastin konkret dhe as në rastet tjera pasi këto deklarata janë joprofesionale, të pavërteta dhe për më tepër përbëjnë shkelje të detyrave të hetuesve policorë, ashtu që i nxjerrin punë inspektoratit. Mendoj se ka ardhur koha për ta ngritur nivelin debatit juridik në publik, sidomos nga ne avokatët të cilët nuk po dallojnë shumë nga opinonistët”, ka shkruar Smakiqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gentrit Kadrolli, kandidat i Doktoratës - Marketing Sot një pjesë…