
Rasti iu kthye në rigjykim, Lekaj: Dënimi më dëmtoi në zgjedhje, hera e parë s’u zgjodha deputet
27 shkurt 2025
| 16:49
Gjykata e Apelit vendosi që rastin e tij ta kthejë në rigjykim, për çfarë kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, tha se kjo ishte edhe arsyeja se pse s’arriti të zgjedhej deputet në zgjedhje, sepse, sipas tij, “dënimi më dëmtoi”.
“Po, dënimi i shkallës së parë ishte skandaloz dhe më ka dëmtuar personalisht, profesionalisht, familjarisht dhe politikisht. Është hera e parë që, edhe pse nuk kemi ende certifikimin e rezultateve nga KQZ, unë nuk kam arritur votat për t’u bërë deputet. Besoj fuqishëm në pafajësinë time dhe jam i bindur se kjo do të vërtetohet nga gjykata”, ka thënë Lekaj për “Reporterin”.