“Rasti Kiqina”, Ramadani: Drejtësia është përdorë për t’i fshehur vrasësit e vërtetë

08 gusht 2023 | 08:24

“Rasti Kiqina” ka ndodhur në komunën e Drenasit në vitin 2001. Në këtë rast pesë anëtarë të familjes Hajra janë vrarë gjatë kthimit nga një dasmë në fshatin e tyre në Drenas. Faton Ramadani, vëllai i të dënuarve për këtë rast, Burim dhe Arsim Ramadanit, ka akuzuar drejtësinë se është përdorur për t’i fshehur vrasësit e vërtetë të kësaj ngjarjeje.

Faton Ramadani, vëllai i  Burim e Arsim Ramadanit, të dënuar me 30 vjet burg në rastin e njohur si rasti “Kiqina”, ka thënë se në këtë rast “drejtësia është përdorur për t’i fshehur vrasësit e vërtetë”.

Ramadaninë “Debat Plus” ka theksuar se natën e vrasjes së familjes Hajra, Burimi, ishte duke e festuar ditëlindjen me shokë dhe persona të tjerë. Të cilët kanë deklaruar por gjykata nuk i ka marrë për bazë.

“Burim Ramadani kishte ditëlindjen e 21 ne nate kur është vrare familja Hajra ne 23:17,ketë kohë kishte regjistruar krismat KFOR-i norvegjez. Burimi ishte me 16 persona ne ditëlindje,e ne lokalin ku festonte ditëlindjen kishte edhe polic edhe persona tjerë. Në këtë rast drejtësia është përdorë të ta mbyllur krimin. Dhe për t’i mbuluar vrasësit e vërtetë. Sepse asnjë argument i vetëm nuk është se ata janë vrasës apo kryes të atij krimi. Ata ishin duke e festu ditëlindjen me shumë persona në një lokal. Pastaj të gjithë më kanë ardhë kanë dhënë deklarata, i dërgoj në Gjykatë, mi refuzojnë, nuk m’i marrin provat e reja. Personat kanë deklaruar se i kanë digju krismat dhe tregojnë që nuk kanë  lëviz nga tavolina që kanë qenë duke festu ditëlindjen”, ka thënë ai.

Burim Ramadani, Arsim Ramadani dhe Arben Kiqina u dënuan me 30 vjet burg, Jeton Kiqina me 16 vjet dhe Blerim Kiqina me 11 vjet. Rasti ka kaluar nëpër të gjitha shkallët e të gjitha gjykatave të vendit, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa, në vitin 2017 presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte vendosur që me dekret t’ua falë dënimin vëllezërve Arsim dhe Burim Ramadani, si dhe Arben Kiqinës.

Më 20 gusht 2001, Hamëz Hajra, bashkëshortja e tij Miradija, i biri Xhevdeti dhe vajzat Mimoza dhe Adelina kishin mbetur të vrarë në një rrugë në mes të fshatit Baicë dhe Tërstenik në Komunën e Drenasit, gjersa po ktheheshin nga një dasmë në shtëpinë e tyre në Drenas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorër në Viktoria, Austarli janë zgjar me syt nga qielli…