Rasti në Pejë, reagon Gazmend Muhaxheri
02 nëntor 2022
| 16:28
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është deklaruar për rastin e rrahjes së të moshuarës në qendrën për të moshuar “Orenda” në Pejë.
Në reagimin e tij, kryetari Muhaxheri ka thënë se Komuna e Pejës nuk menaxhon me institucionin në fjalë, teksa ka ftuar Inspektoratin e Shëndetësisë dhe organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast.