Rasti në Shtërpcë, Kërveshi: Institucionet e Kosovës duhet të përmbahen, nuk duhet të japin deklarata që nuk mbështeten në prova

07 janar 2023 | 18:23

Avokati i njohur, Kujtim Kërveshi në një intervistë për kosovalive.net ka kritikuar spektrin politik për deklarimet, siç i quan ai, të pamatura në lidhje me rastin në Shtërpcë.

Kërveshi nuk e ka përjashtuar mundësinë se do të jetë avokat i ushtarit të FSK-së në lidhje me këtë rast.

“Momentalisht nuk e përfaqësoj legalisht ushatrin e FSK-së, por gjatë ditë mund ta marr autorizimin, nuk përjashtohet kjo mundësi”, u shprehë ai.

“Është për t’u shokuar se si çdo natë opinioni helmohet me tema të fryera, e kulmin e ka arritur mbrëmë, institucioneve të Kosovës ju takon me reagon por ju takon edhe me u përmbajt nga deklarimi i pasaktë, nga deklarimi që nuk mbështetet në prova dhe rrethana, për ta gjykuar publikisht turma një qytetar nga Republika e Kosovës nga hamandesimet që origjinën e kanë nga deklarimet e pamatura të spektrit politik, të Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë dhe të aktivistëve të shoqërisë civile.”, tha ndër të tjera avokati kosovar.

Këveshi tutje kritikoi ekzekutivin e tanishëm që po ndërhyn në drejtësi me deklarimet e tyre sa herë që po i jepet mundësia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgatiti për botim: Bedri Halimi Dëshmitarët që kanë dëshmuar në…