Rasti ‘Syri i popullit’, PDK-ja: Konjufca të tregojë lidhjet familjare me Ramabajën

24 janar 2020 | 14:50

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka shprehur indinjatën për karakterin parapolitik që i është dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke qenë në krye të tij ideologu i organizatës terroriste “Syri i Popullit”, Glauk Konjufca.

“Kryeparlamentari Konjufca, i cili ka lidhje të ngushta familjare me ish asamblistin dhe ish kandidatin për deputet të LV-së, Sadri Ramabajën, të dënuarin e ‘Syrit të Popullit’, duke heshtur, po mbron veprimtarinë e kësaj organizate terroriste, e cila krijoi lista për vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe filloi zbatimin e saj duke bërë atentat. Me heshtjen e saj, Vetëvendosje po rikonfirmon atë që e kemi thënë vazhdimisht dhe që u vërtetua edhe në gjykatë, se ‘Syri i Popullit’ është zgjatim i Vetëvendosjes në praktikë dhe diskurs”, është thënë në reagimin e grupit parlamentar të PDK-së.

PDK-ja ka kërkuar të ruhet fryma dhe karakteri demokratik i Kuvendit të Kosovës nga çfarëdo individi që asocohet me këtë organizatë terroriste.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliarderi George Soros ka shpalosur planin e tij që të…