Rasti tragjik në bjeshkë, ky është personi nga Juniku që u gjend pa shenja jete
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bjeshkët e Deçanit, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Siq bëhet e ditur personi i cili u gjend pa shenja jete është Rexhep Krasniqi, 68-vjeçar nga Juniku.
Mësohet se tashmë i ndjeri, kishte dalë për të mbledhur çaj dhe kishte humbur jetën tragjikisht duke rrëshqitur.
Lidhur me rastin u deklarua edhe Policia, ku Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë në Pejë tha se rasti po cilësohet si ‘hetim i vdekjes’.
“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalur edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit”, tha Gashi.
“Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha ai.
(Në foto i ndjeri Rexhep Adem Krasniqi me djalin e tij, Fatmir Krasniqin nga Juniku).