Rasti tragjik në Gjermani, Ministria e Jashtme vihet në kontakt me autoritetet gjermane

13 tetor 2020 | 14:18

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së dy vëllezërve nga Deçani në rrethana tragjike, pas goditjes nga treni në Gjermani, raporton “Epoka e re”.

Ajo ka bërë me dije se Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane.

“Me rastin e vdekjes tragjike të personave B.A dhe H.A (13 dhe 17 vjeçar) në Gjermani, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e familjarët, si dhe qytetarët e Deçanit dhe Kosovës. Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë. Jeta jashtë vendlindjes në këto rrethana din të jetë shumë e rëndë, dhe jemi duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjendemi pranë në këto çaste të vështira”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
OJQ "HardhFest", më 10.10.2020, ka realizuar me sukses projektin "Promovimi…