Rastin e përdhunimit të 11-vjeçares më së miri do ta zgjidhte Kanuni i Lekë Dukagjinit
29 gusht 2022
| 21:46
Profesori universitar dhe analisti politik, Blerim Latifi ka komentuar rastin e përdhunimit të një 11-vjeçareje dy ditë më parë.
Ai ka thënë se Kanuni i Lekë Dukagjint do ta zgjidhte këtë krim më së miri.
“Mund të dukem i ashpër, anakronik, e në kundërshtim me konceptin liberal të drejtësisë, por rastin e këtyre pesë monstrave që e kanë përdhunu një 11 vjeçare, Kanuni i Lekës e kish zgjidhë ma së miri”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.