RATIFIKOHET DEMARKACIONI ME MALIN E ZI
21 mars 2018
| 18:53
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka ratifikuar Projektligjin për Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Në favor të kësaj marrëveshje kanë votuar 80 deputetë, 11 kundër.
Deputetët e Vetëvendosjes katër herë radhazi kanë tentuar që me gaz lotsjellës ta pengojnë ratifikimin e demarkacionit.
Marrëveshja për demarkacionin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi ishte nënshkruar në Vjenë në gusht të vitit 2015.