Ratkoceri: Thaçi dhe Veseli, të fortë si gjithmonë
Kryeasambleisti i Partisë Demokratike të Kosovës në komunën e Prishtinës, Leutrim Ratkoceri ka vizituar ish krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen padrejtësisht në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
“U ndjeva krenar me ta, u ktheva më i fortë se që shkova.”, ka shkruar ndër tjera në “Facebook”, Ratkoceri.
Njoftimi i plotë i tij:
T’fortë si gjithmonë!
N’Hagë isha n’vizitë te ish presidenti Hashim Thaçi dhe ish kryeparlamentari Kadri Veseli.
Kisha emocione të përziera, të takoja Heronjtë e Kosovës në rrethana të gjykimit të padrejtë!
U befasova me atë që pashë: në formë fizike edhe më të fortë, e në biseda edhe ma inspirues.
U ndjeva krenar me ta, u ktheva më i fortë se që shkova.
T’fala të përzemërta keni nga Kadriu e Hashimi.
#Liriakaemer #UÇK