Raul dëshiron ta marrë drejtimin e Realit
Zinedine Zidane pritet të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit. Shumë emra përfliten si pasuesit e francezit në stolin e “Los Blancos”. Gazeta Marca ka bërë një sondazh në lidhje me të preferuarin e tifozëve.
Në krye qëndron Raul me 76% të preferencave. Ish-sulmuesi i famshëm spanjoll, aktualisht drejton ekipin B të Realit. Tifozët mendojnë se ka ardhur koha që idhulli i tyre të bëjë hapin e madh.
Raul ka thyer heshtjen dhe flet rreth mundësisë për të marrë drejtimin e skuadrës ku shkroi historinë si futbollist.
“Reali është shtëpia ime dhe ky është vendi ku dua të jem. Unë jam një njeri i klubit. Unë vendosa të bëhem trajner për të punuar te Reali. Por nuk është momenti i duhur për të biseduar rreth së ardhmes“, ka deklaruar 43-vjeçari.