Rauli, afër të emërohet trajner i Villarealit
08 shtator 2023
| 16:55
Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez, do të diskutojë sot me Villarealin për një vendim përfundimtar rreth çështjes së tij për t’u bërë trajner i klubit.
Siç shkruan gazetari sportiv Fabrizio Romano, Real Madridi është i hapur për ta lënë të lirë Raulin në rast se ky i fundit dëshiron ta pranojë ofertën e Villarealit. Diskutimet do të pasojnë duke pritur që Villarreali të vendosë për zëvendësimin e Quique Setien.