Raundi i parë i votimit, dështon zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës
05 janar 2022
| 11:38
25 vota i ka marrë Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Këto vota të rundit të parë s’janë të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryesues, pasi për këtë duhen 26 vota.
Në votim kanë marrë pjesë 14 asamblistët e LDK-së, nëntë të PDK-së dhe nga një i Nismës dhe Lëvizjes për Bashkim.
Në sallë qëndruan por s’votuan asamblistët e LV-së, ndërsa ata të AAK-së dhe AKR-së lëshuan sallën.