“Rave party” në distance, gjermanët festë nga makinat (Video)
Ndërsa klubet e natës janë mbyllur në Gjermani që nga mesi i muajit mars për shkak te kufizimeve të koronavirusit, me qindra gjermanë zhvilluan party-in e tyre të parë mbrëmjen e së shtunës së 9 majit me të parin drive-in.
Por çfarë është ky lloj party?
Makinat u parkuan në rreshta përpara DJ-it të mbrëmjes. Dy persona ishte numri i kufizuar në makinë. Madje edhe kërcimet bëheshin brenda makinës së tyre, për të respektuar masat e distancimit shoqëror të imponuar nga qeveria.
Lazera, shkopinj ndriçues tymuese, bori por edhe klounë krijuan një atmosferë e cila nuk ishte as më pak e as më shumë, por mbrëmja jote normale në një diskotekë. Sipas organizatorit Holger Bosch, i cili drejton një nga klubet më të mëdhenj të natës në Gjermani për gati 32 vite, gjendja shpirtërore e njerëzve ishte më e mirë se një mbrëmje e zakonshme në një klub nate, pasi ata kishin mall të jashtëzakonshëm për dëfrim. Festat në distancë do të vazhdojnë, edhe pse fitimet në një ngjarje të tillë nuk janë asgjë në krahasim me atë që biznesi i lokaleve të natës është mësuar.
Gjermania është vendi i pestë në botë për numrin e rasteve të konfirmuara me koronavirus, pas Shteteve të Bashkuara, Spanjës, Italisë dhe Francës, edhe pse ka arritur të mbajë nën kontroll numrin e vdekjeve.